Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork e nisi duke thënë se Rusia po “armatizonte” mungesën globale të ushqimit dhe krizën e energjisë.
Ai tha se Moska po e bënte këtë me shpresën që disa ose të gjitha territoret e aneksuara të Krimesë, si Zaporizhzhia, Luhansk, Donetsk dhe Kherson të njihen ndërkombëtarisht dhe ligjërisht si tokë ruse.
Zelensky më pas akuzoi Rusinë për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe për t’i mësuar ata që ta urrejnë Ukrainën.
“Ky është padyshim një gjenocid”, tha ai, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
“Ne duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur Rusinë, në mënyrë që OKB të mund të fokusohet në sfida të tjera globale”, shtoi presidenti ukrainas.
A po ashtu njoftoi planet për të pritur një samit global të paqes, duke i bërë një ftesë “të gjithë atyre që nuk tolerojnë asnjë agresion”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.