Dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, inspektorati policor me aksion në pesë lokacione

IPK

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se që në orët e hershme të kësaj së marte ka nisur një aksion mbarë vendit.

Ky aksion ka shënjestër zyrtarët që dyshohet se kanë bërë keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës.

“Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.

Nga ky institucion njoftojnë se do të japin sqarime më vonë lidhur me aksionin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.