Chollet tregon se çka diskutuan me presidenten Osmani

Chollet tregon se çka diskutuan me presidenten Osmani

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet është takuar me presidenten e  Kosovës, Vjosa Ossmani si dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Chollet tha se me Osmanin patën diskutim të mirë mbi përkushtimin e përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës e nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet.

“Diskutim i mirë me presidenten Vjosa Osmani, mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të de-eskaluar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në Bashkim Evropian”, shkroi Chollet.