Shërbimet e sigurisë të Ukrainës (SBU) po vazhdojnë goditjen e tyre ndaj zyrtarëve të korruptuar.
Korrupsioni ka pllakosur vendin për dekada – dhe fshirja e tij ishte një nga synimet kryesore të Volodymyr Zelenskyt pasi u bë president.
Sot, SBU arrestoi nënkryetarin e komisionit ushtarak të Khersonit, i cili pretendohet se merrte ryshfet për të ndihmuar në mënyrë të paligjshme qytetarët t’i shmangeshin shërbimit ushtarak.
“Kostoja e ‘shërbimit’ të korrupsionit ishte midis 4,500 dhe 6,000 dollarë”, tha SBU në një deklaratë, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova.
Për këtë tarifë, nënkryetari i komisionit do t’i shpallte njerëzit të papërshtatshëm nga pikëpamja mjekësore për shërbimin ushtarak – dhe kështu ata do t’i shmangeshin draftit.
Ata kanë shpërndarë edhe këtë imazh të zyrtarit të arrestuar.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.