Kuqi për dialogun: Kurtit i kanë dështuar si duket taktikat sepse nuk kishte strategji (VIDEO)

Gurakuq Kuqi

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuq Kuqi në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se nuk po shihen rezultate të qeverisë në shumë fusha.

Ai duket folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se Kurtit i kanë dështuar taktika, sepse siç u shpreh ai, nuk kishte strategji, përcjell Klankosova.tv.

“Kur disa qeveri tregohen paefektive në fushëveprimtari të ndryshme brenda vendit, sikur tani, nuk është që po shohim rezultate të qeverisë në shumë fusha, atëherë ata duhet të gjejnë disa “koka turku” që i quajnë ndryshe dhe në këtë mënyrë t’i sulmojnë ata. Edhe strategjinë e vet joefektive në dialog me Bashkimin Evropian mundohet që ta mbulojë në këtë mënyrë, sepse z.Kurtit i kanë dështuar si duket tani taktikat sepse nuk kishte strategji”, u shpreh tutje Kuqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.