Skip to content
Portal Infomativ PrestigjiPortal Infomativ Prestigji
  • Lajme
  • Rajoni & Bota
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shëndetësi
Ekonomi

Buxheti i transformimit të kryeqytetit, Rama: 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

Posted on September 14, 2023 by admin
Buxheti i transformimit të kryeqytetit, Rama: 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar buxhetin e kryeqytetit për vitin 2024, e i cili do të jetë 123 milionë, 699 mijë e 998 euro, teksa ky buxhet është rreth 20 milionë euro më i lartë se vitin e kaluar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ky buxhet është i projekteve të mëdha kapitale.

“Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama në postim në Facebook ka thënë se janë ndarë 40 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale.

“Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen: ddërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, ndërtimi i Tunelit ‘Agim Ramadani’, ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, Revitalizimi i Tullëtores, gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e thertores për kafshë”, ka shkruar Rama.

Të fundit
  • Moti nesër me vranësira dhe intervale me diell Comments Off on Moti nesër me vranësira dhe intervale me diell
  • Moti nesër me vranësira dhe intervale me dielli Comments Off on Moti nesër me vranësira dhe intervale me dielli
  • Zhvillimet në veri, Ismaili: Nuk ka reagime nga ndonjë zyrtar politik në Serbi (VIDEO) Comments Off on Zhvillimet në veri, Ismaili: Nuk ka reagime nga ndonjë zyrtar politik në Serbi (VIDEO)
  • Dugolli: Ndërkombëtarët i mbyllën sytë para bandave në veri (VIDEO) Comments Off on Dugolli: Ndërkombëtarët i mbyllën sytë para bandave në veri (VIDEO)
  • Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it Comments Off on Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it
  • Kurti: S’ka vend për dyshim, autorët e sulmit terrorist vepruan me mbështetjen e shtetit serb Comments Off on Kurti: S’ka vend për dyshim, autorët e sulmit terrorist vepruan me mbështetjen e shtetit serb
  • Kjo është lista e plotë e konfiskimeve të deritanishme në veri (FOTO) Comments Off on Kjo është lista e plotë e konfiskimeve të deritanishme në veri (FOTO)
Copyright 2023 © Portali Prestigji
  • Lajme
  • Rajoni & Bota
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shëndetësi
  • WooCommerce not Found
  • Newsletter