Kosova.info – Hapet ekspozita “Ethos”

Kosova.info - Hapet ekspozita "Ethos"

Nesër, e enjte me datë 7 shtator në ora 12:00, në ndërtesën e vjetër të Kryeqytetit, kati 2, hapet ekspozita “Ethos” e mbështetur nga Drejtoria e Kulturës dhe e realizuar nga Expoart.40, e cila eksploron lidhjen në mes të identitetit dhe vlerave dhe se si këto mund të shfaqen nëpërmjet artit bashkëkohor.

Punimet janë realizuar përgjatë muajit gusht nga artistët e rinj studentë të Artit Konceptual dhe Mediave të Reja, Arkitekturës si dhe Dizajnit të Modës në bashkëpunim me ligjërues ekspertë të fushës së artit të cilët kanë inspiruar rrugëtimin e tyre profesional.

Ekspozita “Ethos” do të jetë e përhershme. /Kosova.info/