Misioni i amerikanit – Kanceri i nipit sjell Jimin në Kosovë (VIDEO)

Misioni i amerikanit - Kanceri i nipit sjell Jimin në Kosovë (VIDEO)

Amerikani, Jim Clarahan, motorin e ka mjet udhëtimi drejt 37 shteteve evropiane, në turin që e nisi në prill të këtij viti, në ndërgjegjësimin për kancerin te fëmijët.

Destinacion të 22-të ai ka Prishtinën, ku qëndroi të hënën, njofton Klan Kosova.

Pos përçimit të mesazhit, ky kuptoi më shumë rreth trajtimit në Qendrën Klinike Universitare.

Inspirimin për këtë udhëtim, Clarahan e gjeti te nipi i tij.

Ai vuan nga tumori në tru që katër vjet.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Drin Demiri.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS