Në Samitin e Tiranës, sot u mblodhën liderë të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor, por në të nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Prishtina.
Analisti politik Ben Andoni, e ka komentuar këtë takim informal të kryeministrit Edi Rama me liderët e tjerë të rajonit, por edhe mungesën e kryeministrit kosovar aty, transmeton klankosova.tv.
Mes tjerash në intervistën e zhvilluar në Edicionin Special, ai pohoi se raportet Rama-Kurti mund ta ndajnë Shqipërinë me Kosovën.
Kujtojmë që gjatë gjithë kësaj ngjarje, në Shqipëri për të ndjekur nga afër zhvillimet, qëndruan gazetarja Qëndresa Tërshani bashkë me operatorin Agon Bejtullahu.