Janë sulmuar fizikisht dy persona në Prishtinë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.
Policia bën të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati, përcjell Klankosova.tv.
“Dy viktimat meshkuj kosovar janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.