Një i burgosur arratiset nga Psikiatria në Spitalin e Gjilanit

Sherbim Korrektues i Kosoves

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se mbrëmë nga Spitali Gjilanit, Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për veprën penale “kanosje”.

ShKK-ja ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.