Musab Mala kalon te Ponte Prizreni

Musab Mala kalon te Ponte Prizreni

Klub i Basketbollit Ponte Prizreni, ka njoftuar se ka nënshkruar me Musab Mala.

“Musab Mala emër i njohur në basketbollin e Kosovës i cili tash gjendet në përfaqësuesen e Kosovës do jetë përforcim superior për skuadrën bardh e zi”, thuhet në njoftim.

27 vjeçari vjen nga skuadra e KB Trepça ndërsa në të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave të Rahovecit, Bashkimit, Lipjanit, dhe Borea.

“Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën por edhe klubi ndihet shumë komod që në radhët e veta ka shtuar një super lojtarë e super personalitet”.

Klubi prizrenas ka paralajmëruar edhe dy përforcime të huaja në ditët në vijim.