Mitrovicë e Veriut, shpërthejnë dy shok-bomba në një shtëpi

shok bombe

Një grua ka raportuar në polici se mbrëmë gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj në Mitrovicën e Veriut janë dëgjuar dy shpërthime.

Në raportin e policisë thuhet se dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok-bomba), ku si pasojë nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar, prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS