Haradinaj: AAK alternativa më serioze politike për bashkatdhetarët

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po e zhvillon një vizitë në Gjermani, ku i ka takuar disa bashkatdhetarë.

Haradinaj po ashtu ka takuar edhe strukturat e kësaj partie në qytetin e Mynihut.

Ai tha se subjekti politik që drejton po kthehet në alternativë serioze politike për diasporën.

Kjo pasi sipas tij shumë nga bashkatdhetarët po i bashkohen këtij subjekti.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata, me mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetndërtimit”, tha Haradinaj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.