Batllavë: Arrestohet “Liza”, kërkohej disa vite për vrasje

policia

Është arrestuar personi me nofkën “Liza”, i cili për disa vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasje.

I.A u prangos rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës.

“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhej në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.