Arrestohet një person në Graçanicë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

arrestim

Është arrestuar një person në Graçanicë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Një person ka raportuar në polici se i dyshuari kishte shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të tij, përcjell Klankosova.tv.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima  mashkull kosovar, ka raportuar se në drejtim të tij i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë dy herë me armë zjarri. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari”.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi: një pistoletë me 14 fishek dhe  substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa sa i përket substancave narkotike është inicuar rast tjetër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.