Scholz mbron vendimin e ShBA-së për ta furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përkrahur vendimin e ShBA-së për ta furnizuar me bomba thërrmuese Ukrainën.

Në të njëjtën kohë ai ka theksuar rëndësinë e përjashtimit të kësaj lloj arme, raporton AlJazeera, përcjell KlanKosova.tv.

“Qeveria amerikane ka marrë një vendim që nuk është i yni, por që është vendim sovran”, ka thënë Scholz në konferencë.

Ai ka shtuar se nëse nuk do të merrej ky vendim atëherë Uashingtoni mund të mos ishte në gjendje që të siguronte municion të mjaftueshëm për Ukrainën.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS