Lirohet Hysen Muzliukaj, këshilltari i ministrit Faton Peci

Hysen Muzliukaj

Është liruar Hysen Muzliukaj, këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.

Lajmi u bë i tij nga avokati i tij Ahmet Tahiri.

Ai tha se Gjykata ka refuzuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të tij.

“Hyseni është i lirë dhe jemi të bindur që edhe epilogu përfundimtar do të jetë pafajësia e tij!”, tha ai.

Hysen Muzliukaj, ishte arrestuar gjatë të premtes në aksionin kundër korrupsionit.

Ai dyshohej për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Po dje, u arrestua edhe kryeshefi i Ibër-Lepencit, ish-nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

“Mitropol”: Arrestohet këshilltari i ministrit Peci, i dyshuar për korrupsion sa ishte drejtor në Mitrovicë