Haliti për kohën e luftës: Ka pasur mjaft të interesuar me dhënë para për armë (VIDEO)

Haliti për kohën e luftës: Ka pasur mjaft të interesuar me dhënë para për armë (VIDEO)

Viti 1996-1998 ishte vit i rëndë për qytetarët e Kosovës, ishte vit i fillimit të luftës frontale midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe regjimit okupues serb.

Hamdi Haliti, ish-kryetar i degës së LDK-së në Shtërpcë, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ka ndarë disa kujtime rreth luftës në Kosovë.

“Ne edhe pse kemi qenë LDK, kemi qenë të vetëdijshëm se rreziku i luftës është çështje kohe që do të ndodhë, këtë nuk e kemi fshehur as edhe ne mbledhjet e kryesisë që është mbajtur në Prishtinë. Për të e kanë ditur edhe vetë qytetarët edhe kështu po e them haptas ka pasur mjaft të interesuar me dhënë para për sigurimin e armëve, por ka qenë vështirë me e bërë këtë për arsye se çdo pore e ka kontrolluar pushteti në atë kohë”, tha ai.

Tutje, ai tregoi se gjatë asaj kohe kanë qenë gjithnjë të kujdesshëm që të mos e provokojnë pushtetin sepse i janë frikësuar masakrimit të fshatrave të tyre për arsye se ata kanë qenë forcë vendimtare.

Ndërkaq, Haliti po ashtu shtoi se gjatë luftës janë djegur tre fshatra dhe janë masakruar dy persona.