Bëhen gati pankartat për protestën sot: “Dorëhiqu Mimozë” e “Veterani nuk është numër” janë disa nga to

Protesta, veteranet

Veteranët e UÇK-së, do të protestojnë sot nga ora 18:00, përpara Qeverisë së Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se pankartat tashmë janë bërë gati për këtë protestë.

Në pankarta bëhet thirrje për dorëheqje të shefes së deputetëve  të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, pas përgjimeve mes saj e ish-shefit të deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq, njofton Klankosova.tv.

“Kush përulë veteranin, urren Kosovën”, “Veterani nuk është numër” e “Veterani nuk është tregti votash”, janë disa nga pankartat e kësaj proteste.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS