Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, për Ditën Kombëtare të Francës.
Osmani tha se lidhja e fortë mes Kosovës e Francës demonstrojnë angazhimin e vazhdueshëm për të forcuar partneritetin.
“Urime të sinqerta Presidentit Emmanuel Macron dhe miqve dhe aleatëve tanë francezë për festën e 14 korrikut. Lidhjet e forta midis dy vendeve të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta demonstrojnë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të forcuar partneritetin tonë në rritje”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber