Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka publikuar një fotografi, ku pretendon se rrahja dje në kuvend ka ndodhur me paramendimin e deputetëve të PDK-së.
Ai tha se qytetarët e kanë parë se kush kë e sulmoi, teksa shtoi se shpreson që edhe hetuesia e prokuroria t’i kenë parë videot e njëjta.
“Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë”.
“Se kush kë e sulmoi, qytetarët e kanë parë në video. Shpresoj që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët”, tha Murati, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se mbrëmë nëpër studiot televizive u krijua përshtypja se deputetin e LDK-së, Mërgim Lushtakun, e sulmoi kabineti qeveritar nga ulëset e qeverisë.
“A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber