Miratohet kërkesa e MASHTI-t për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit në vlerë 270 mijë euro

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270 mijë eurove, me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).

Ky vendim u mor në mbledhjen e 152-të të Qeverisë së Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS