Kurti i uron popullit francez ditën e 14 Korrikut

flamuri francez

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar popullit francez ditën e madhe të 14 Korrikut.

Sipas tij, të rralla janë datat e historisë dhe njerëzimit që kanë përmasën dhe prurjen e 14 Korrikut, raporton Klan Kosova.

“Datë themelimi për kombet moderne në shoqëritë perëndimore, 14 Korriku është edhe data e përplotësimit të përkufizimit të vetë shoqërisë njerëzore. Sepse ajo nuk është data e një ngjarjeje, por është sinteza e prurjeve iluministe në kuptimin më të plotë të pjesëmarrjes politike të njeriut”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se 14 Korriku është festë kombëtare në Francë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv