Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i mitur me masë edukuese, me inicialet R. G, është larguar nga Qendra Korrektuese Edukuese Lipjan.
Sipas ShKK-së, i njëjti është shfrytëzues i rregullt i vikendeve dhe në vazhdimësi ka pasur sjellje të mira, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, thuhet po ashtu se për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan është institucion i tipit të hapur, në të mbahen të miturit me masë edukuese korrektuese. /Klankosova.tv
Foto: Ilustrim
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber