Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë

shiriti i Policise

Të enjten rreth orës 12:00, një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e personit në fjalë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Klan Kosova.

“Shtërpcë 13.07.2023-12:03. Viktima mashkull kosovar është gjetur  pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv