Fetahu (PDK) për veprimin e Lushtakut ndaj Kurtit e Bislimit: Nuk kishte për qëllim t’i sulmonte (VIDEO)

Fetahu (PDK) për veprimin e Lushtakut ndaj Kurtit e Bislimit: Nuk kishte për qëllim t'i sulmonte (VIDEO)

Faton Fetahu, avokat i PDK-së, vlerëson se ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që e provokoi të gjithë situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje fizike.

Fetahu, thotë se veprimi i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, duke e ‘spërkatur’ me ujë kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimin, është me imunitet, pasi sipas tij, nuk e prek integritetin fizik të tyre.

“Ndodhi provokimi direkt i paparë në parlamentin e Kosovës, që një anëtar i qeveris, që në këtë rast zotëri Bislimi ndërhynë në seancë në shtëpinë e deputetëve, duke e larguar atë fotografinë e zotëri Kurti, që ishte si ilustrim i vënies para përgjegjësisë dhe një mesazh politik”, u shpreh Fetahu në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Kjo ishte një veprim i paparë, i paprecedentë, i cili veprim e tensionoi situatën sepse ai krahas veprimit që bëri aty, e shoqërojë me fyerje e sharje, gjë e cila pas atij tensioni që reflektonin, deputeti i grupit parlamentar zotëri Lushtaku, po ashtu në kuadër të veprimit të tij, të mbuluar me imunitet”.

“Sepse imunitet veprimi i tij për spërkatje apo flladitje me ujë të kryeministrit dhe zv/kryeministrit për aq sa nuk e prek integritetin fizik të tyre, ai e ka bërë vetëm një demonstrim të karakterit simbolik dhe nuk kishte për qëllim të sulmonte por të tërhiqej”.