Erdogani thotë se është arritur marrëveshja e drithit me Putinin

Erdogani thotë se është arritur marrëveshja e drithit me Putinin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se Rusia ka rënë dakord të zgjatë marrëveshjen e drithit në Detin e Zi.

Por Kremlini nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje dhe ka theksuar se do ta zgjasë marrëveshjen vetëm nëse plotësohen kushtet e tij.

Erdogan u tha gazetarëve se kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin në telefon, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Ne po përgatitemi të mirëpresim Putinin në gusht dhe jemi dakord për zgjerimin e korridorit të grurit të Detit të Zi”, tha Erdogan.

Udhëheqësi turk pretendoi se ai dhe Putin “janë në të njëjtën faqe” kur bëhet fjalë për rinovimin e marrëveshjes.