Bjellorusia ka konfirmuar se grupi i Wagnerit janë duke u trajnuar trupat e saj.
Sipas një njoftimi që është lëshuar thuhet se marrëveshja është arritur për një periudhë të pacaktuar, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Ministria e mbrojtjes dhe “menaxhimi i kompanisë kanë zhvilluar një udhërrëfyes për të ardhmen e afërt për trajnimin dhe transferimin e përvojës midis njësive të degëve të ndryshme të forcave të armatosura”, sipas një deklarate të publikuar nga ministria.
Ministria nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se do të vazhdojë ta mbajë publikun të informuar “për punën e ardhshme”.
Më herët janë postuar foto të mercenarëve të Wagnerit që me sa duket po trajnojnë ushtarë në Bjellorusi.
Ministria e mbrojtjes e vendit tha se trajnimet po mbahen me njësitë e trupave në Osipovichi – qyteti ku është ngritur një kamp për mercenarët.