Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha ambasadores së Kinës në Serbi, Chen Bo, se mbajtja e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e nevojshme për të informuar opinionin ndërkombëtar për tensionet në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të presidencës serbe, në takim Chen Bo përsëriti se qëndrimi i Kinës për Kosovën është i qartë dhe se vendi i saj mbështet zgjidhjet brenda kornizës së dialogut dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Klankosova.tv.
“Ne mbështesim përpjekjet e Serbisë për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin. Ne gjithmonë i kuptojmë dhe mbështesim kërkesat legjitime dhe racionale të palës serbe, tha ajo.
Në njoftim thuhet se Vuçiq falënderoi “miqtë kinezë dhe ambasadoren Chen Bo për angazhimin e tyre personal dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të investuara në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kinës”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.