Sërish me shkrim dore, KRU Prishtina bën thirrje për moskeqpërdorim të ujit të pijshëm

KRU Prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi me shkrim dore, ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Në njoftimin e tyre thuhet se kërkesa për ujë është rritur jashtëzakonisht, përcjell Klankosova.tv.

“Ju lutem për shpenzim racional të ujit të pijshëm! Kërkesa për ujë është rritë jashtëzakonisht. Avullimet janë në shkallë maksimale”, thuhet tutje në njoftim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

KRU Prishtina