Po jetësohet Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet

Kurti: Po jetësohet Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albinit Kurti, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj deputetëve të kuvendit, të cilët me votën e tyre mundësuan themelimin e Institutit për krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovën e periudhës 1998-1999.

“Falënderoj secilën e secilin deputet që me votën e tyre po e jetësojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.

Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam. As 24 vite pas, nuk kemi shifra që do të mund të na tregonin dëmet nga lufta në vendin tonë.

Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. Për të pasur një hartë të detajuar mbi të gjitha krimet e luftës se ku, çka, si dhe ndaj kujt u ushtruan ato krime në luftën e fundit. Për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbejë edhe neve edhe brezave pas nesh.

Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë.

Republika e Kosovës nuk mund të harrojë.”

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid0GT31EMfAUgvHbPJkQNhvwH2pePaUDrWuEPRvEMpAqaAPyHAd6T7N1xD9FfTus3Jml