Dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracis

Osmani do t’i takojë partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se dhuna nuk ka vend në kuvend, të cilin e ka quajtur tempull të demokracisë dhe sipas saj nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se e rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj demokracisë, mendimit ndryshe si dhe respektit të ndërsjellët.

“Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, tha Presidentja.