Wimbledon, Medvedevit iu deshën pesë sete për ta arritur gjysmëfinalen

Wimbledon, Medvedevit iu deshën pesë sete për ta arritur gjysmëfinalen

Tenisti Daniil Medvedev është kualifikuar në gjysmëfinale të Wimbledonit pasi fitoi ndaj Christopher Eubanksit, 3:2 në sete.

Rusi e nisi mirë duke e marrë setin e parë, 6:4, mirëpo i humbi dy radhazi, 1:6, 4:6.Sidoqoftë, ai e ktheu rezultatin duke i fituar dy setet tjera, 7:6, 6:1.Ai në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Carlos Alcarazit dhe Holger Runesë.