Policia e Kosovës ka filluar që ta zbatojë vendimin e marrëveshjes së arritur në Bratislavë.
Bëhet fjalë për zvogëlimin e menjëhershëm në masën 25 për qind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.
Lajmin për zbatimin e këtij vendimi nga ana e PK-së e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani për klankosova.tv.