Ukrainasit po bëjnë përparime dhe po fitojnë terren në kundërsulmin e tyre, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg bëri këto komente të shkurtra përpara një takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken këtë pasdite.
Megjithatë, ai shtoi se është ende herët kundërsulmi i Kievit, shkruan Skynews.
NATO po përgatitet për samitin e liderëve në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku pritet të shtojë mbështetjen e saj për Ukrainën.