Dyshohet se ilaçet për kancer po vidhen nga QKUK-ja 

Dyshohet se ilaçet për kancer po vidhen nga QKUK-ja 

Një mesazh në rrjetin social Facebook alarmoi ekipin e KIKS-it. Një familjar i një pacienti me kancer që po trajtohej në Klinikën e Onkologjisë në QKUK pretendon se barnat po vidhen nga kjo klinikë për t’u shitur në barnatoret afër spitalit.

Këtë gjë, ky qytetar thotë se e ka verifikuar vetë kur më 4 prill të këtij viti u detyrua të blejë ilaçin “Albumin” në barnatore.

Në fotografitë që ai ia ka dërguar KIKS-it, paketimi i këtij ilaçi që është blerë në një barnatore afër spitalit, nuk përmban fare banderolë.

Ai thotë se mjeku ia ka përshkruar nënës së tij që të marrë këtë ilaç për një javë rresht, ndërsa nga klinika e Onkologjisë ia kanë dhënë vetëm dy doza.