Milani po pret me padurim mbylljen e marrëveshjes së re me portierin francez Mike Maignan, për të shmangur një sulm të mundshëm nga Chelsea.
27-vjeçari është një nga lojtarët e paktë që konsiderohet i patransferueshëm nga Cardinale dhe ka vullnet për të gjetur një marrëveshje të re.
Milani nuk ka ndërmend ta privojë veten nga “ylli” i portës dhe synon një rinovim me pagë 5 milionë euro neto në vit deri më 30 qershor 2028.
“Çmimi i tij nuk ka një vlerësim shumë specifik, por është e qartë se nën 80 milionë Milani nuk ka ndërmend të dëgjojë as ofertë”, shkruan gazeta italiane, “Tuttosport”.