“Duket jashtë logjikës, por…”/ Zv.ministri i Jashtëm zbulon ëndrrën e Berlusconit për Rusinë: Nëse do ishte në dorën e tij…

"Duket jashtë logjikës, por..."/ Zv.ministri i Jashtëm zbulon ëndrrën e Berlusconit për Rusinë: Nëse do ishte në dorën e tij...

Redi Shtino, zv/Ministër i Jashtëm ishte i ftuar këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth figurës së ish-kryeministrit Italian i cili u nda sot nga jetë, Silvio Berlusonin.

Ai tha se ish-kryeministri jo vetëm që ishte mik shumë i ngushtë i Vladimir Putinit dhe po ashtu edhe mik me George Bush-in dhe ai asnjëherë nuk pati probleme me SHBA.

Shtino tha gjithashtu se Berlusconi ka pasur një ëndërr të madhe për Rusinë, ai donte që ajo të futej në Bashkimin Europian dhe nëse do ishte në dorën e tij, ai do e kishte futur Rusinë në NATO sado e pamundur të

“Ai insistoi fort që Rusia të mund të hynte në Bashkimin Europian aq sa jam i bindur se po të kishte një pozitë si ajo që pati Trump, ai do fuste Rusinë në NATO sot në vend të Ukrainës. Duket e pamundur dhe jashtë logjikave por kjo mund të ndodhte.

Gjithsesi nuk duhet harruar se ai mbetet themeluesi i të majtës italiane dhe arriti të mbajë një ekuilibër të tillë që të aratonte një qeveri për 5 vite. Ka qenë i vetmi rast dhe mund të quhet në fenomenet e ekuilibrave që ka pasur Italia. Sot Italia ka rekordin më të ulët të jetëgjatësisë politike”,-tha Redi Shtino.