Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e një varke gjatë një lundrimi detar në Detin e Kuq Egjiptian.
12 britanikë të tjerë u shpëtuan nga anija që ndodhej në brigjet e Marsa Alam, thanë autoritetet lokale.
Ata shtuan se raportet fillestare sugjeruan se zjarri ishte rezultat i një defekti elektrik.
Sipas raportimeve, anija ishte nisur nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën., raporton BBC.
Raportohet se në bord ndodheshin rreth 30 persona – 15 britanikë me pjesën tjetër të ekuipazhit egjiptian.
Deti i Kuq është një vendpushim për udhëtime zhytjeje.
“Ky është vërtet një lajm i keq për industrinë e turizmit,” tha Nabil. “Ata varen nga turizmi, veçanërisht turizmi britanik”.