Shqetësime për strehët e mbyllura në Kiev

Shqetësime për strehët e mbyllura në Kiev

Një ministër ukrainas shprehu shqetësimet e tij për strehët e mbyllura në Kiev, pas një inspektimi fillestar që iu bë atyre. Kjo ndodhi pas vrasjes së tre civilëve – përfshirë një vajzë 9 vjeçe – të cilët nuk arritën të hynin në një strehë më 1 qershor, pasi ishte e mbyllur.

Në një postim në Telegram, ministri i Industrive Strategjike, Oleksandr Kamyshin, tha se vetëm rreth gjysma e 1.078 strehëve të ekzaminuara, janë të përdorshme.

Ukrainasit anembanë vendit thonë se përballen me sfida të ngjashme për t’u strehuar gjatë sulmeve ruse.