Arsenali së shpejti me ofertë zyrtare për Rice

Arsenali së shpejti me ofertë zyrtare për Rice

Arsenali do të hyjë në bisedime me West Hamin për Declan Rice gjatë javës së ardhshme.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano një ofertë zyrtare do të dërgohet drejt “Hammers” këto ditë.

Rice e ka prioritet transferimin në “Emirates” para Bayernit që gjithashtu ka shprehur interesim për të.

Anglezi këtë sezon ka luajtur në 50 ndeshje, teksa ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime.