Rilind Haziraj ka njoftuar për largimin nga FC Fushë Kosova.
Lajmi u bë i ditur nga vetë lojtari përmes një postimi në Facebook.
Qendërsulmuesi ka shfrytëzuar rastin për t’i falenderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë për gjatë gjithë sezonit.
Postimi i plotë:
Përshëndetje!
Dua t’ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e klub-it KF Fushë Kosova. Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët,kryesinë dhe tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë sezonit. Klubit i uroj suksese në Superligë.
Me respekt,
Rilind Haziraj.
Në anën tjetër, kujtojmë se Fushë Kosova në edicionin e ri do të garojë në Superligë.