De Bruyne: Jam pjesë e City-t për një kohë të gjatë, tani është momenti të fitojmë në Europë

De Bruyne: Jam pjesë e City-t për një kohë të gjatë, tani është momenti të fitojmë në Europë

Ylli i Manchester City-t, Kevin De Bruyne ka dalë këtë të premte në konferencë për mediet në prag të finales së Champions League ndaj Interit.

De Bruyne theksoi se City ka arritur shumë fitore në kampionat, ndërsa shtoi se tani është momenti që një gjë të tillë ta bëjë edhe në Europë.

“Unë kam qenë te City për një kohë të gjatë dhe kam pasur momente të pabesueshme. Në kampionat kemi pasur ngritje, në Europë kemi luajtur për një kohë të gjatë, por nuk kemi mundur të fitojmë. Këtë sezon mendoj se kemi bërë mirë deri tani dhe nëse fitojmë nesër, padyshim që do ishte shumë mirë.”-u shpreh belgu.