A po shkon Arbnor Muja te Shqipëria? Flet menaxheri i i Kosovës

A po shkon Arbnor Muja te Shqipëria? Flet menaxheri i i Kosovës

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, duke e shpjeguar tutje situatën me Arbnor Mujën, për të cilin në media është përfolur se do të kalojë te Shqipëria, ka thënë se ato janë spekulime dhe se kjo nuk është hera e parë që siç thotë ai, që Kosova po shantazhohet në mënyra të tilla.

Ai ka thënë se kjo kryesisht bëhet nga agjentët e lojtarëve, të cilët bëjnë presion se ata do të largohen nga Kosova për një kombëtare tjetër.

“Situata e Mujës është shumë e thjeshtë dhe të gjitha ato lajme në media rreth tij janë spekulime. Ai ka qenë që një kohë të gjatë te Kosova në të gjitha grupmoshat dhe mbetet futbollist i Kosovës. Por, shqetësues është fakti se ky është një lloj trendi që vazhdimisht ka qenë viteve të fundit, ndoshta që nuk vjen nga futbollistët por nga agjentët e tyre, duke bërë shantazh që sa herë nuk ftohet një lojtar, atëherë flitet se do të shkojë diku tjetër. Por, ne nuk pranojmë shantazhe të tilla”, ka thënë Shala.