Përmes një ceremonie të organizuar sot nga presidentja Vjosa Osmani, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”.
Me këtë rast, Kadareja është cilësuar si “shembull i vyer për popullin shqiptar”.
Teksa i ka ndarë urdhrin, Osmani tha se vepra e tij është enciklopedi artistike e jetës së shqiptarëve.
“Si mirënjohje në emër të popullit të Kosovës, nderojmë shkrimtarin tonë të shquar, zotin Ismail Kadare vepra e të cilit është enciklopedi artistike e jetës së rëndomtë të shqiptarëve, e historisë së tyre, dokeve e traditave dhe mbi të gjitha e gjuhës shqipe”, ka thënë Osmani.
Teksa, Kadareja është shprehur se e konsideron fat të rrallë që një popull i tërë ta nderojë.