Haaland i dërgon selam Interit: Edhe një, edhe një

Haaland i dërgon selam Interit: Edhe një, edhe një

Erling Haaland, ka reaguar pasi Manchester City triumfoi në finale të FA Cup, ndaj Manchester United, me rezultat 2-1.

Haaland i ka dërguar një selam skuadrës së Interit, duke e paralajmëruar se do të jetë viktima e radhës.

“Edhe një, edhe një”, ka thënë Haaland pas finales.

Skuadra e Cityt tashmë e ka siguruar titullin e Premier Leagues. Pep Guardiola do të synojë tash trofeun tjetër, atë të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Interin në Stamboll, më 10 qershor.

Kështu spanjolli do ta kompletojë tripletën duke qenë si timonier i Qytetarëve.