Unitedi arrin marrëveshje me Mountin

Unitedi arrin marrëveshje me Mountin

Manchester Unitedi ka siguruar shërbimet e Mason Mountit pasi ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin anglez, ka njoftuar “The Sun” të enjten. Bëhet e ditur se Mount tashmë ka pranuar ofertën e Unitedit, ekip që negocion me Chelsean për lirimin e tij.

Mount është i vendosur të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe tek Unitedi po shihet si përforcim i madh për mesfushën.

24-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ekipi londinez po kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij.

Unitedi është gati të ofrojë 50 milionë euro për Mountin, i cili ka refuzuar Liverpoolin e Newcastle Unitedin për t’u transferuar në “Old Traffrod”.

Ai këtë edicion ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 6 asistime në 35 paraqitje për Chelsean.