Asensio te PSG-ja si transferim i lirë

Asensio te PSG-ja si transferim i lirë

Futbollisti spanjoll, Marco Asensio, do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit si transferim i lirë pasi t’i skadojë kontrat me Real Madridin këtë verë.

Mediumi The Athletic ka raportuar se 27-vjeçari do të paguhet 10 milionë euro në vit nga kampioni i Ligue 1.

Ai ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë, mirëpo do t’i kryejë këto procedura pas përfundimit të sezonit.