Moti sot: I vranët dhe me shi
Kosova.info – Drejt, shpejt, guximshëm… 15 vite me ju!
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër.
“Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”, thuhet në njoftim.
Sa i perketë temperaturave, minimalja do të jetë 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
The post Moti sot: I vranët dhe me shi appeared first on Kosova.info. Shkruar nga: Rinora Elshani